Kina, Tajvani dhe India hapin shkollat ​nën hijen e COVID-19

Shkollat ​​në Kinë, Tajvan dhe Indi janë hapur nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, janë marrë masa të rrepta kundër pandemisë së COVID-19 në Kinë, ku filloi viti i ri shkollor.

Si pjesë e këtyre masave, nëpër shkolla u vendosën shenjat e distancës sociale, termometra infra të kuqe dhe zona të përkohshme vëzhgimi.

Tajvan

Në Tajvan ku rastet me COVID-19 kanë tendencë të rënies filloi viti i ri shkollor.

Në Tajvan janë hapur shkollat të cilat u mbyllën në maj për shkak të pandemisë dhe u vendos që shkollimi të vazhdonte online ndërsa ato u hapën përsëri pasi filloi të bie numri i rasteve të reja.

Në kuadër të masave të marra, bankat e studentëve do të ndahen me ndarje plastike dhe nxënësit do të hanë ushqimet e tyre vetëm në tavolinat e tyre.

Indi

Gjithashtu edhe në Indi, autoritetet vendosën të rihapin pjesërisht shkollat ​​pas 18 muajve më 1 shtator, pavarësisht rasteve të rënda me COVID-19.

Ndërkaq thuhet se në të paktën 6 provincat e Indisë shkollat do të hapen gradualisht gjatë shtatorit.

Si pjesë e masave të marra kundër pandemisë, do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i të gjithë mësuesve në kryeqytetin New Delhi, ndërsa niveli i mbushjes së klasave do të jetë i kufizuar në 50 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *