Kina teston një armë tjetër të rrezikshme

23:20 27/10/2021

Mediat kineze: Armët mund të përdoren në rast konflikti me SHBA-në

Kina ka testuar për herë të parë shkatërrimin e një porti duke përdorur eksplozivë nënujorë.

Mediat shtetërore thanë se kjo është një taktikë që mund të përdoret kundër SHBA-së  në rast të një lufte.

Ushtria e Pekinit i kreu testimet të shtunën por nuk është specifikuar se ku u kryen këto testime.

Teknologjia e përdorur  është projektuar të ndërpresë  linjat e furnizimit të armikut në rast të një konflikti. Në gazetën shtetërore Global Times bëhet e ditur se sulmet  të tilla të  fshehta duke përdorur eksplosivë nënujore do t’i bëjnë anijet e mëdha si aeroplanmbajtëset amerikane të dobëta.

Javën e kaluar vendi komunist lëshoi një satelit i quajtuar Shijian 21 – për të cilin mediat kineze thonë se është krijuar për të pastruar mbeturinat hapësinore. Por Uashingtoni thotë se ky satelit ka aftësinë të shkatërrojë satelitët të tjerë në hapësirë.

Pekini pretendon se testimet e tij janë krejtësisht paqësore, por Uashingtoni po krijon aleanca të reja me Australinë, Japoninë dhe Indinë, të cilat synojnë  të luftojnë ndikimin në rritje të Kinës.

Kjo ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilët gjithashtu gjenden në një konkurrencë të ashpër ekonomike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *