Kina, thirrje për bisedime me Ukrainën

15:03 01/12/2022

Presidenti kinez Xi Jinping bën thirrje për bisedime për nisjen sa më shpejt të negociatave për arritjen e paqes në Ukrainë. Thirrjen e bëri në një takim në Pekin me presidentin e Këshillit Europian, Charles Mishel, me të cilin bie dakord me qëndrimin se zgjidhja e krizës në Ukrainë është në interesin më të mirë jo vetëm të Europës, por edhe të gjithë vendeve të Euroazisë.

Edhe pse një partner i ngushtë i Vladimir Putinit, presidenti kinez Xi Jinping është shprehur gjithmonë kundër sulmit rus në Ukrainë. Ai madje është treguar i prerë ndaj Moskës se përdorimi i armëve bërthamore në këtë luftë është i papranueshëm për Pekinin.

Kreu i Këshillit Europian shfrytëzoi vizitën në Kinë për t’i bërë homazhe ish-udhëheqësit Xhian Zemin, i cili ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, por edhe si një përpjekje për të nxitur tregtinë me Kinën me kusht që shteti komunist të forcojë demokracinë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts