Kinë, 21 minatorë të bllokuar nga përmbytja e një miniere në Xinjiang

Njëzet e një minatorë raportohet të jenë bllokuar si rezultat i përmbytjes së një miniere qymyri në rajonin autonom ujgur Xinjiang të Kinës.

Autoritetet njoftuan se një minierë qymyri në rrethin Hutubi të rajonit ujgur u përmbyt në mëngjes.

Siç njoftohet, tetë nga 29 punëtorët në minierë janë shpëtuar, kurse 21 prej tyre kanë mbetur të bllokuar.

Autoritetet kanë nisur hetim mbi incidentin ndërkohë që po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Më 10 janar, një shpërthim ndodhi në një minierë ari në Kinë, duke shkaktuar dhjetë të vdekur.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Minierave e Kinës njoftoi më 19 janar se 32 mijë miniera jo të qymyrit në vend do të inspektoheshin plotësisht për të parandaluar aksidentet/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *