Kinë, 590 të vdekur dhe rreth 59 milionë banorë të prekur këtë vit nga përmbytjet

Përmbytjet shkatërruese në Kinë këtë vit kanë shkaktuar vdekjen e së paku 590 personave dhe kanë prekur rreth 59 milionë të tjerë në rajone të ndryshme të vendit, theksuan sot zyrtarët.

Zhou Xuewen, zëvendësministri i Menaxhimit të Emergjencave i Kinës, në një konferencë shtypi tha se përmbytjet, midis janarit dhe tetorit, prekën gjithsej 58,9 milionë njerëz, ndërsa 590 të tjerë humbën jetën ose janë ende të zhdukur.

Përmbytjet shkatërruese, tha ai, shkaktuan zhvendosjen e rreth 3,51 milionë personave, ndërsa 203.000 shtëpi u shembën.

“Humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet u rritën në 240,6 miliardë juanë (37,6 miliardë dollarë)”, theksoi zëvendësministri kinez, sipas të përditshmes kineze “The Paper”.

Autoritetet kineze këtë vit regjistruan reshje më të larta në shumë rajone.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në provincat Shanxi, Henan dhe Hubei që nga korriku në Kinë, duke shkaktuar që lumenjtë të vërshojnë, të thyejnë barrierat dhe të dëmtojnë digat që prodhojnë energji elektrike.

Zhou tha se fatkeqësia e përmbytjeve ishte “më serioze se në vitet e mëparshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *