Kinë/ Kamioni godet autobusin, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë e 19 të tjerë janë plagosur pasi një kamion dhe një autobus pasagjerësh u përplasen mes tyre në Kinë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së dielës. Shkak sipas autoriteteve është bërë kamioni, i cili doli në korsinë e kundërt të autostradës dhe u përplas me autobusin.

Nga përplasja kanë pësuar edhe dy kamionë të tjerë, të cilat u munduan t’i shpëtonin aksidentit të rëndë.

Shpejtësia, kalimi i rrezikshëm, automjetet e mirëmbajtura keq dhe drejtuesit e papërgjegjshëm janë më shpesh shkaku i aksidenteve në Kinë.

Në vitin 2019, kishte rreth 248 mijë aksidente trafiku me gati 63 mijë vdekje, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *