Kinë, mungesa e energjisë elektrike rëndon mbi sektorin prodhues

Frika nga një krizë e afërt energjetike zbehu disponimin e rritjes së prodhimit kinez përgjatë shtatorit.

”Rezultati zyrtar i Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve (PMI) ra në 49,6 teksa në gusht ishte 50,1”, theksoi zyra statistikore e Pekinit.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim më i ulët tregon tkurrje.

”Ngadalësimi është për shkak të një dobësimi të aktivitetit në sektorët me energji intensive”, deklaroi agjencia e statistikave.

Revista kineze e biznesit ”Caixin” bëri një pamje më optimiste të situatës, e cila e vendosi pikën në saktësisht 50 pikë në shtator, më mirë se rezultati mujor i mëparshëm.

Ditët e fundit, ka pasur raporte të shumta për mungesa të energjisë në uzinat industriale në provinca të ndryshme të Kinës.

Disa fabrikave u është dashur të ndalojnë punën dhe ka pasur ndërprerje të energjisë edhe në banesat private.

Raportet për semaforë të fikur dhe rrjete të telefonisë celulare u ndanë në rrjetet sociale.

Kishte edhe fotografi të dyqaneve që ndiznin qirinj për ndriçim.

Analistët kanë paralajmëruar se rritja ekonomike e Kinës mund të vuajë nga një krizë e afërt e energjisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *