Kinë, një i vdekur dhe 16 të plagosur nga tornadoja

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur të martën një tornado goditi provincën verilindore Heilongjiang të Kinës.

Autoritetet lokale për transmetuesit publik CGTN sot theksuan se të plagosurit u transferuan në spital ku një prej tyre mbetet në “gjendje të rëndë”.

Erërat e forta gjatë tornados detyruan të paktën 243 persona të zhvendosen në vende të tjera.

Tornadoja të martën në mbrëmje goditi katër qarqe në provincë ndërsa erdhi së bashku me breshër.

Sipas raporteve të fundit, 148 shtëpi, tokë bujqësore dhe fabrika u dëmtuan si pasojë e tornados.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *