Kinë, një i vdekur dhe 7 të bllokuar në shpërthimin e minierës së qymyrit

Si pasojë e shpërthimi të gazit në një minierë në jugperëndim të Kinës një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë bllokuar, njoftuan mediat lokale.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në minierën e qymyrit në qarkun Jinsha në provincën Guizhou, sipas transmetuesit shtetëror CGTN.

Në Kinën veriore, tre persona janë ende të zhdukur pasi një zjarr shpërtheu në një fushë nafte këtë të hënë.

Së paku 102 persona u bllokuan në një lokacion nga flakët në një fushë nafte në Gjirin Bohai të Kinës, sipas Korporatës Kombëtare të Naftës të Kinës (CNOOC).

Gjithsej 99 persona u evakuuan, por tre mbeten të zhdukur, theksoi CGTN.

CNOOC tha se zjarri u shua të nesërmen dhe “deri më tani nuk është zbuluar asnjë derdhje e naftës ose ndotje e mjedisit”.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *