Kinë, rritet në 33 numri i viktimave nga përmbytjet

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Kinë është rritur në 33 ndërsa 8 të tjerë ende janë të zhdukur.

Udhëheqja lokale e emergjencave në provincën qendrore Henan sot tha se gjithsej 376 mijë njerëz janë transferuar në vende më të sigurta, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times”.

Autoritetet theksuan se zona e prekur e të korrave është rreth 215 mijë hektarë ndërsa shkaktoi humbje ekonomike prej rreth 1.22 miliardë juan (188 milionë dollarë).

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në kryeqytetin e Henan-it, Zhengzhou që nga fundjava e kaluar.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Reshjet e shiut bënë që lumenjtë të shpërthenin dhe të përmbytnin rrugët në disa qytete të rajonit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *