Kinë, shitja online e kafshëve dhe transporti në kuti të mbyllura shkakton reagime

Shitjet online të kafshëve në kuti të mbyllura në Kinë janë duke u bërë gjithnjë e më të zakonshme, gjë që ka shkaktuar reagime në atë vend.

Shitjet e breshkave, hardhucave, brejtësve, maceve dhe qenve përmes platformave të tregtisë elektronike po bëhen gjithnjë e më të njohura, shkruajnë mediat kineze.

Procesi i shitjes së kafshëve online bëhet duke transportuar kafshë nga një skaj i vendit në tjetrin në kuti plastike dhe jo-rrallë herë ndodh që ato të ngordhin gjatë transportit. Kjo praktikë në tregtinë elektronike ka hasur në kritika në Veyb, një nga platformat më të njohura të mediave sociale të vendit.

Përdoruesit në rrjetet sociale deklarojnë se shitësit, blerësit dhe kompanitë e transportit duhet të ndëshkohen dhe shumë kanë shprehur gjithashtu zemërim për këtë trajtim çnjerëzor të kafshëve.

Pas një numri të madh reagimesh ndaj faktit se kafshët kalojnë qindra kilometra në kuti të mbyllura, policia kineze ka nisur hetime.

Në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu, janë sekuestruar 160 këlyshë qensh dhe macesh dhe u konstatua se disa këlyshë kishin ngordhur. Kompania ZTO Express, e cila ishte e përfshirë në transportin e kafshëve, i kërkoi falje publikut ndërsa në deklaratë thuhet se aktivitete të tilla janë pezulluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *