Kinezet pelegrinazh për 100-vjetorin e partisë

20:00 25/05/2021

Përpjekja për të rritur ndjenjën patriotike filloi qëkur Xi Jnping erdhi në pushtet

Në një shesh përpara një salle përkujtimore të Partisë Komuniste në Xibaipo në Kinën veriore, rresht pas rreshti anëtarët e partisë qëndruan, ngritën grushtat dhe kënduan betimin e partisë.

“Unë kurrë nuk do ta tradhtoj partinë,” brohorisnin ata, duke qëndruar përballë me statujat e themeluesit të Republikës Popullore të Kinës Mao Ce Dun dhe udhëheqësve të tjerë revolucionarë.

Xibaipo ishte një bazë e rëndësishme e Partisë Komuniste gjatë luftës civile në Kinë, e cila përfundoi në 1949 kur komunistët erdhën në pushtet. Në fillim të këtij muaji u organizua nga qeveria një turne katër ditor për të shënuar 100 vjetorin e themelimit të saj në 1 Korrik.

Zyrtarët e partisë  kanë bërë të ditur se numri i madh i vizitorëve në Xibaipo reflekton një shtytje kombëtare për t’i bërë njerëzit, veçanërisht anëtarët e partisë dhe kuadrot, të përfshihen me përvjetorin e ardhshëm. Po ashtu morën pjesë edhe shkollat.  Shtysa për të studiuar historinë e partisë këtë vit është një ndihmë për turizmin në pikat e nxehta si Yanan dhe Xibaipo. 

Para pandemisë, turizmi në Yanan u rrit, nga 40.25 milion vizitorë në 2016 në 73.08 milion në 2019. Në mbarë vendin, përpjekja për të rritur ndjenjën patriotike pjesërisht përmes studimit të partisë ka qenë fokus që kur Xi Jinping u bë udhëheqësi i Kinës gati një dekadë më parë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *