“Kisha 10 ditë që e planifikoja”, e rëndë në Turqi, burri vret të birin 10-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një burrë i quajtur Ismail Kilincer, 32-vjeç, ka mbytur djalin e tij 10-vjeçar. Mediat e huaja shkruajnë se e gjitha ka nisur pasi babai nuk ka besuar justifikimin e bërë nga djali i vogël, për një gabim fëmijëror që kishte bërë.

Raportohet se pak para se ta vriste, Ismail ka përqafuar vogëlushin, ndërsa ky i fundit nga ana tjetër i ka thënë: “Babi më fal”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 8 mars rreth orës 19:00 në një provincë në rrethin e Karatay. Para se të kryente aktin ekstrem, dyshohet se burri i ka kërkuar gruas që të shkonte në dyqan, me qëllim që të qëndronte vetëm me djalin.

Aktin e rëndë Ismaili e kreu duke i futur duart në fyt të birit derisa e mbyti. Mësohet se 32-vjeçari ka thënë në polici se e ka planifikuar vrasjen e të birit që para dy javësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *