Kisha në nder të Maradonës

22:12 16/07/2021

Meksikë, qindra qytetarë praktikojnë ritualet e fesë maradoniane

Bota e futbollit ishte në zi pas vdekjes së legjendës argjentinase Diego Armando Maradona. Ish-sulmuesi i Napolit ishte kthyer në një zot për shumë tifozë të tij, dhe kjo ka shtyrë një kishë katolike në Meksikë për të hapur dyert e saj.

Kisha në qytetin qendror meksikan të Puebla, e cila u hap në 7 Korrik, feston “fenë” e krijuar në Argjentinë në 1998 nga admiruesit e futbollistit të ndjerë Maradona. Feja Maradoniane është përhapur në disa vende të botës dhe ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës.

Maradona, i cili vdiq në Nëntor 2020 menjëherë pasi festoi 60 vjetorin e tij, arriti lavdinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Botës 1986 në Meksikë, e cila e kurorëzoi atë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *