“Kishin dalë për iftar me familje në restorant”/ Mediat kosovare zbardhin ngjarjen e rëndë, si u vra 23-vjeçari dhe u plagosën dy vëllezërit e tij në Klinë

kishin dale per iftar me familje ne restorant mediat kosovare zbardhin ngjarjen e rende si u vra 23 vjecari dhe u plagosen dy vellezerit e tij ne kline
kishin dale per iftar me familje ne restorant mediat kosovare zbardhin ngjarjen e rende si u vra 23 vjecari dhe u plagosen dy vellezerit e tij ne kline

Klina u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij. Për rastin deri tani janë arrestuar pesë persona.

Por cfare ndodhi konkretisht?

Sipas mediave kosovare ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”- njoftoi policia.

Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik. Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet.

|(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts