
Një histori tradhtie tronditëse vjen nga kryeqyteti. Emisioni “1 herë MAT”, në TCH, nën drejtimin e gazetarit Ervin Kurti në bashkëpunim me dedektiven e njohur Shkënda Lili, ka nisur investigimi i tradhtive. Një grua, e cila ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga kanceri dyshon për tradhti dhe vendos ta ndjekë çështjen deri në fund.
Gjatë bisedës me Shkëndën ajo zbulon se tradhtia është e përsëritur, ndërsa në fund rezulton se është një tradhti që vazhdon. Në fund ajo përballet me bashkëshortin dhe të dashurën e tij. Pasi u përball me faktin e rëndë, gruaja nga Tirana vendosi që të ndahej nga burri.
“Mendova mos ndoshta që ishte ajo për t’i dhënë fund këtij kalvari të vuajtjes. Do e mendoj me qetësi, por dua të përballem. Dua t’i shoh në sy.”, tha gruaja e tradhtuar.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al