“Kishte gjak në gjithë fakultetin”/ Dëshmi tronditëse nga sulmi në Pragë, si arritën të shpëtojnë studentët: Bllokova derën kur dëgjova ulërimat

kishte gjak ne gjithe fakultetin deshmi tronditese nga sulmi ne prage si arriten te shpetojne studentet bllokova deren kur degjova ulerimat

Radek Samik po jepte mësim në një klasë në Universitetin Charles të Pragës ditën e djeshme kur një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe filloi të qëllonte pa dallim.

I vetëdijshëm se diçka nuk shkonte, ai dhe studentët e tij qëndruan në klasë, pa mundur të largoheshin, ndërsa personi i armatosur kreu sulmin masiv më të rëndë në historinë çeke.

14 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, tha policia çeke.

Në një klasë në një kat më të lartë ishte Jakob Weizman, një gazetar dhe student në këtë  universitet. Ai ishte në provimin e gjuhës në një dhomë të vogël, i shoqëruar nga një mësues, kur dëgjoi “të shtëna armësh” dhe “ulërima”.

Të përballur me panikun, të dy u mbyllën në klasë. Ai postoi një foto në X, e njohur më parë si Twitter, duke treguar se si ata përdorën karriget dhe tavolinat për të bllokuar derën.

Pesë minuta më vonë, personi i armatosur u përpoq të hapte derën e klasës së tyre. “Ai po kalonte nëpër çdo klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar,” tha Weizman për The Guardian.

Ai dhe profesori u evakuuan përfundimisht nga policia. “Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”, u shpreh ai.

Gjatë sulmit, pamjet e postuara në mediat sociale treguan njerëz që vareshin nga parvazi i ballkonit, përpara se të hidheshin disa metra lartësi për t’i shpëtuar të shtënave.

Një tjetër video e postuar në mediat sociale tregonte dikë që ndodhej jashtë ndërtesës duke i bërtitur personit të armatosur, i cili kishte hyrë në ballkonin e ndërtesës, në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e agresorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts