“Kishte ulërima nga jashtë nga mercenarë të paguar që kërkonin të na hiqnin zvarrë”- Kryetarja e degës 2 në PD rrëfen përjetimet e 8 janarit








Kryetarja e Degës 2 të Partisë Demokratike në Tiranë, ka rrëfyer përmes një video-mesazhi përjetimet e dhunës së ushtruar ndaj selisë së PD-së më 8 janar.

Ajo shprehet se atë ditë ndodhej në seli dhe është ndjerë e kërcënuar, pasi dëgjoheshin nga jashtë ulërimat e atyre që sipas saj ishin mercenarë të paguar për dhunë dhe gjak.

Sipas saj shumë demokratë ndihen të prerë në besë nga Sali Berisha, i cili i solli në oborrin e PD-së atë ditë për tu përplasur me demokratët e tjerë në seli.

“Kur kam dëgjuar Sali Berishën dhe Bujar Nishanin nëpër media të flisnin për dhunë, për marrje me dhunë të kësaj godine, kisha menduar se kjo gjë nuk do të ndodhte. Nuk e kisha menduar kurrë se ky do të ishte një skenar i mirëorganizuar dhe i qartë për të organizuar dhunë në datën 8 janar.

Me shumë anëtarë të degës time që pas datës 9 shtator sigurisht kemi ndarë mendime të ndryshme, kemi pasur debate, por kurrë nuk jemi fyer, kurrë nuk jemi kërcënuar, kurrë nuk kemi lënduar njëri-tjetrin për çfarë kemi menduar ndryshe.

Ajo çfarë ndodhi në datën 8 janar, ku unë isha dëshmitare brenda kësaj godine, kishte thirrje për dhunë, kishte ulërima jashtë njerëzish që sigurisht nuk ishin demokratë, por mercenarë të paguar të cilët kërkonin të na tërhiqnin zvarrë. Kjo ishte një ditë e trishtë për Partinë Demokratike, kjo ishte një ditë e trishtë për demokratët.

Fatmirësisht mbrapa asaj dite ka pasur shumë anëtarë të degës time të cilët më kanë telefonuar të shqetësuar, janë ndierë të prerë në besë nga Sali Berisha që i solli atë ditë në oborrin e PD-së për t’u përplasur me demokratët”, tha ajo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *