Kishte vaksinuar gjithë bordin, rezultojnë pozitivë me COVID-19 dy persona në kroçerën amerikane

SHBA

Kroçera e para amerikane që lejon lundrimet me pasagjerë ka shënuar dy raste positive me COVID-19. Cellebrity Millenium kishte vaksinuar gjithë stafin dhe të ftuarit në bord ndaj COVID-19, por duket se kjo nuk ka mjaftuar.

Gjithsesi dy personat që kanë rezultuar pozitiv janë asimptomatikë dhe të izoluar.

Cellebrity Millenium është kroçera e parë e madhe në Amerikën e Veriut që ka rifilluar gjatë pandemisë udhëtimet  e pushimit me pasagjerë në bord. Ajo ka 500 udhëtarë me vete, 95% prej tyre të vaksinuar plotësisht kurse fëmijët mjaftohen të tregojnë një test negative ndaj COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *