
12:01 16/05/2023
Që nga Nirvana, Beatles dhe Elvis Presley, me një vlerë për mijëra dollarë
Më shumë se 1200 artikuj që dikur i përkisnin Kurt Cobain, Eddie Van Halen, Dolly Parton dhe shumë yjeve të tjerë të muzikës do të dalin në shitje kur Julien’s Auctions të mbajë ankandin vjetor të ikonave të muzikës që nis nga e premtja e 19 Majit deri të shtunën.
Drejtori i shtëpisë se ankandit u shpreh për Reuters: “Të gjithë të mëdhenjtë janë të përfaqësuar në këtë ankand,” përfshirë këtu, Michael Jackson, David Bowie, Elvis Presley, Bette Midler, Beyonce, Freddie Mercury e shumë të tjerë.”
Artikujt përfshijnë një kostum ari vezullues të veshur nga David Bowie, që vlerësohet të shitet nga 20 mijë deri në 30 mijë dollarë, një xhaketë kadifeje Guy Lambert që i përkiste Elvis Presley-t, e vlerësuar nga 8 mijë deri në 10 mijë dollarë dhe një xhaketë e Elton John si dhe një video muzikore, me një çmim prej 600 deri në 1200 dollarë.
Gjithashtu në bllokun e ankandit, do të jetë një kitarë e gjelbër Gretsch e bërë për Bono-n e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit dhe një kitarë akustike e nënshkruar nga Beatles, Rolling Stones, Dusty Springfield dhe të tjerë. Të dy artikujt vlerësohen nga 100,000 deri në 200,000 dollarë.Ankandi Music Icons do të zhvillohet në Hard Rock Cafe në Manhattan. Ofertuesit mund të marrin pjesë edhe drejtpërdrejt online.
Klan News