Nënkryetari i Lëzizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka denoncuar përmes një konference për media urdhrin që u është dhënë poliklinikave dhe spitaleve që të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit marsit.
Teksa ka publikuar një urdhër të brendshëm të spitalit të Beratit, Vasili thekson se e njejtë është situata në çdo spitalit të vendit, ku mjekëve u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë
Sipas Vasilit kjo është kriminale dhe vjen për shkak të mungesës së fondeve.
DEKLARATA E PLOTË
Te nderuar qytetare! Ky eshte dokument zyrtar me firmë dhe vulë.
I drejtohet mjekëve të familjes dhe poliklinikave si dhe spitaleve ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars.
Mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë!
Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!
Keto urdhëra janë kriminale pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes tregojne qarte se sistemi shëndetësor ka falimentuar!
Vetëm keta prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”??!! Protokollet e trajtimit mjeksor nuk flasin kurre per ekzaminime te panevojshme sepse te tilla koncepte te çmendura ekzistojne vetem ne mendjen e rilindjes.
A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?!
Kur mjekët dhe specialistët e menaxhimit shëndetësor flisnin për rrezikun që vinte nga PPP-ja e laboratorëve, askush nuk e mendoi se situata do të arrinte deri në këtë pikë!
Edhe OBSH u shpreh qarte ne ate kohe se laboratoret nuk duhet te jepeshin me koncesion.
Mjeket ligjerisht nuk mund dhe nuk duhet ta zbatojne kete urdher sepse ky i ve perpara pergjegjesise ligjore ata vete per mjekim te pakujdesshem me pasoja jeten dhe shendetin e pacienteve.
Ndërkohë pacientët të cilëve së shpejti do t’u vijë një mesazh për t’i njoftuar se ekzaminimet e planifikuara për muajin mars do të shtyhen për në muajin prill.
Kjo qeveri qe ka para’ te paguaje inceneratoret dhe Klodian Zoton dhe stela gugallen, te paguaje koncesione e tendera sekrete me 10 fishin e cmimit nuk paska leke per analizat e shqiptareve.
Ketu e katandisi shendetesine Edi Rama duke shenuar fundin e duke mos siguruar as minimumin analizat mjeksore.
Prokuroria per turpin e saj ka lidhur duart dhe sheh krimin ne mes te dites dhe nuk reagon.
Cfare drejtesie e re eshte kjo qe edhe perpara skandaleve kaq te renda nuk reagon.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al