“Kjo humbje na demoralizon”, Ramadani: Ja si mund të marrë pikë Egnatia









Egantia ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Laçit. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i vendasve Zekerija Ramadani.

RAMADANI

3 humbje radhazi por skuadra guxoi, çfarë nuk po shkon?

“Normalisht humbja na mërzit por më shumë sesi pranuam golin e parë. Gjatë gjithë javës kishin punuar në ketë aspekt. Tani ose nuk kemi punuar mirë ose mungesë përqendrimi, por në aspektin e lojës ishim më ndryshe. U përballem me një ekip me kualitet me të lartë se ne si fizikisht dhe teknikisht. Gjithsesi kjo humbje e thellon dhe me tepër psikologjike dhe tabelare. Nuk duhet të na vijë keq sepse Laçi ishte më mirë se ne. Kishte pasiguri në fazën difensive.”

Si mund të marr pikë Egnatia?

“Duhet më tepër agresivitet, mendojmë se pika me e fortë do të ishte shpejtësia e sulmuesve tanë përballë mbrojtes së Laçit, nuk ja dolëm. Edhe skuadrat e tjera janë në nivel më të mira se Laçi. Duhet të japim më shumë nëse dëshirojmë të marrim pikë.”

“Mendoj që sot kemi qenë më të kujdesshëm, golin e parë e pësuam nga goditjet standarte, kemi qenë të rrezikshëm përpara duke mos lënë hapësira prapa. Kishim raste por nuk mundëm të shënonim.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.