“Kjo javë do vazhdojë me ofensivë!”- Basha: Kemi krizë të korrupsionit dhe jo energjitike. Zbrazën kaskadën dhe shitën pasurinë hidrike për 60-70 milionë euro në verë!








Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi vijimin e një ofensive nga ana e opozitës këtë javë, lidhur me atë që ai e konsideron si krizë të korrupsionit dhe jo krizë energjitike, sikundër e quajti kryeministri Edi Rama. 

Basha akuzon qeverinë se e ka shitur energjinë 60-70 milionë euro në verë, dhe tanimë kërkon ta blejë me çmim trefish më të lartë.

 “Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rend i ditës por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë, se kemi të bëjmë jo me një krizë energjitike, por me një krizë korrupsioni. E cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do blihet tani, energjia, e kanë shitur 60-70 milionë euro, dhe do ta blejnë 200-300 milionë euro. Që ta blejnë duhet të marrin borxh, që do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Në një vend normal, nga i pari i sektorit te drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit, duhet të ishin të paktën të pandehur. Ndërkaq që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen në tapetin e kuq të vanitetit dhe të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo javë do vazhdojë me një ofensive që do ketë në qendër interesin bazik të shqiptarëve. Sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet si krizë energjie, po përkthehet në një rritje të tmerrshme të çmimeve”, tha Basha.

Kryedemokrati pralajmëroi gjithashtu se do të dorëzohet një kallëzim në SPAK, ndërsa u bëri apel institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë çështje.

“Ju ftoj si media ti drejtoni kamerat te qytetarët, në rrugë apo në dyqane. Do fiksojnë qytetarë që blejnë me listë. Do shikoni familjare që blejnë gjysmë, buke, dy karrota, dy qepë. Pasi tellalli njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet kanë kapërcyer në gjithçka, jo vetëm në energji. Të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot se kjo është papërgjegjshmëri, dhe të mos bësh gjithçka që kenë dorë, për ta denoncuar, për tu bërë zëri i këtyre njerëzve, për të treguar me forcë se ky problem i shkaktuar nga babëzia e regjimit nuk fshihet as me propagandë, as me paketa që përpiqen të fshehin krizën. Paratë e buxhetit devijohen dhe shkojnë në afera. E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë, dhe tani duan të blejnë me trefish të çmimit. Dalin dhe thonë që ulja e TVSH-së nuk ul çmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH-së. Kështu thotë një njeri që e kanë humbur lidhjen me shqiptarët. Kemi shpalosur para jush që prej janarit një plan të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kriza. Si përfundim një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh por ky është një nga testet kryesore. Kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie. Ne do të sjellim kallëzimin ne SPAK kësaj jave”, vijoi kryedemokrati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *