“Kjo shifër është e rrezikshme”, Fauci: Numri i infektive me Covid nuk është mjaftueshëm i ulët për të lehtësuar masat

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se numri rasteve ditore në vend, ende nuk është mjaftueshëm i ulët për t’i lehtësuar masat e shëndetit publik.

Sipas tij, SHBA-ja ende po regjistron mesatarisht 60 mijë raste në ditë, gjë që është një shifër e lartë e papranueshme.

“Kjo shifër është e rrezikshme që mund të shkaktojë një rritje tjetër”, u shpreh Fauci për CBS Evening News.

Eksperti amerikan deklaroi se rastet duhet të bien nën 10 mijë në ditë, në mënyrë që të hiqen kufizimet me lehtësi, të tilla sikurse mbajtja e maskave në fytyrë.

Lajmi i mirë sipas Faucit është se vaksinimi po rritet në të gjithë vendin, veçanërisht tek te moshuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *