Klimë “lufte” te PSG/ Hakimi kërkon largimin pas “sherrit” me Nejmar dhe Mesin






Situata e Ashraf Hakimit tek PSG duket se sa po vjen e po përkeqësohet. Raportimet nga kampi francez tregojnë për një “krisje” të marrëdhënieve me shokët e skuadrës, veçanërisht me Nejmar dhe Mesin, me të cilët marokeni nuk ka as edhe komunikimin më të vogël.

nejmar mesi mbape hakimi

Eliminimi nga Champions Liga duket se ka çuar marrëdhënien mes shokëve të skuadrës në një pikë nga e cila nuk duket të ketë kthim pas. Nisur nga situata, Hakimi, i cili nuk po përmbush pritshmërinë që kishte ndaj tij në startin e sezonit, do të ishte i prirur drejt një largimi, ku nuk përjashtohet dhe mundësia e kthimit tek Interi, skuadër nga e cila u largua verën e shkuar për shifrën e 60 milion paund.

Hakimi i bashkohet kështu një liste të gjatë me të pakënaqur të tjerë në kampin parisien dhe pritet të shihet se si do të lëvizin drejtuesit e klubit për të zgjidhur situatën dhe për të rikthyer paqen në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.