Klitschko: Ashtu siç u çlirua Kosova nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia

Kosova dhe Shqipëria kishin mbështetur luftën e Ukrainës ndaj Rusisë dhe për këtë arsye, ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Vitali Klitschko, ka falënderuar dy shtetet.

Kryetari i Kievit, i cili qëndroi në qytetin Davos, foli për median zvicerane “Le Canton27.ch”, ku e bëri një paralele të luftës që e kishte përjetuar Kosova me atë që po zhvillohet tash në Ukrainë.

“Ne kemi dëgjuar se ju shqiptarët, njësoj si ne ukrainasit, njerëz të paqes, që e duan lirinë, e kemi një histori të njëjtë. Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën, njësoj si ju një kohë që ishit të okupuar nga Serbia. Ne do të jemi të lirë dhe të çliruar, njëjtë si ju. Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë”, ka thënë Klitschko.

Dhe, këto deklarata të ish-boksierit ukrainas kanë shkaktuar reagime te mediat serbe, të cilat kanë mbetur të befasuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *