“Klodian Zoto mori 128 mln euro”- Kreu i PL: Vjedhje monstruoze, i justifikuan paratë me firmat e barinjve dhe njerëzve të vdekur!









Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se afera e inceneratorëve është me e rënda që është zbuluar ndonjëherë. Sipas tij, përballë opozitës është një organizatë kriminale që ka si drejtues Edi Ramë dhe ministrat e tij.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PL-së u shpreh se kompania që duhet të bënte investimin është regjistruar në off-shore, ndërkohë që kishte si kusht të shpenzonte 28 milionë euro.

Ai shtoi se “Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë|.

“Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Rama, dhe ministra, deputetë, de drejtorë. Organizata më e madhe e parë ndonjëherë që realizon dhe realizon këtë vjedhje monstruoze. Kjo organizatë kriminale drejton rrjetin e organizuar. Ju e dini se c’është ky objekt pas meje. Me këtë objekt këtu qeveria ia ka dhënë për 30 vite një kompanie off-shore, me kusht që do investoheshin 28 mln euro.

Paguajnë banorët në Tiranë dhe qytetarët kudo. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia Tiranë të paguante me taksat tuaja. A e merr dot këtë shërbim qytetari? Ku ndodh incenerimi? Pse i fshihet llogaridhënies qeveria? Pronari pa emër në off-shore, duhet të kishte investuar 128 mln euro.

Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë. Vetëm udhëtime kanë deklaruar në vitin e pandemisë 600 mijë euro.”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *