Klop mban të vetët me këmbë në tokë: Herët për titullin, këtu luajnë si të çmendur









Jyrgen Klop ngriti edhe njëherë tjetër zërin për kalendarin e ngjeshur festiv të Premier Ligës gjatë këtij muaji. “Reds”-at do të kenë 8 ndeshje gjatë muajit dhjetor, përpara se të përballen me rivalët e Çelsit më 2 janar.

Jurgen Klop

Në konferencën e së premtes, duke folur përpara transfertës së sotme me Uolvesin, tekniku gjerman tha: “Është një çmenduri. Ka qenë gjithnjë një çmenduri dhe do të vazhdojë të jetë. Gjithçka është në rregull në Angli derisa vjen Krishtlindja. Ndeshje në datat 26 dhe 28 dhjetor nuk është e drejtë, por ne duhet ta pranojmë.

Ne e bëjmë këtë, është traditë dhe e kuptoj. Por, nuk po përmirësohet. Kemi dy muaj përpara tani që do të jenë të vështirë për t’i menaxhuar. Por, lajmi i mirë është se kalendari është njëlloj për të gjitha klubet”. Ai refuzoi që të fliste për garën për titull, ndonëse skuadra e tij po ruan hapin e Çelsit dhe Sitit:

“A ka nisur gara për titull që tani? Nuk e di. Ky është një prej kampionateve më të vështira dhe cilësore. Është e pabesueshme se sa i fortë duhet të jesh për të fituar këtu. Por ai nuk fitohet në nëntor dhe dhjetor, vetëm mund të humbasësh në këto muaj”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.