Klubi i Kukësit zyrtarizon emrin e stadiumit, ja si do të quhet “shtëpia” e verilindorëve









Stadiumi i Kukësit është pothuajse i përfunduar dhe pret që të zhvillohen ndeshjet e para. Klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video dhe emrin e ri të stadiumit dhe të tribunave të saj. Stadiumi i verilindorëve nuk do të ketë më emrin “Zeqir Ymeri”, por “Kukës Arena”.

stadiumi kukes

Gjithashtu klubi verilindor ka treguar se ky impiant është modern dhe mund të presë ndeshje edhe gjatë mbrëmjes sepse ky stadium ka sistem ndriçimi. “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë në tribunat e saj, ku tribuna kryesore do të quhet “Zeqir Ymeri” dhe “Gramoz Palushi”.

Tribuna përballë do të ketë emrin “Shkëlzen Domi” dhe ato pas porte do të quhen “Neim Hoxha” dhe “Sadik Zeneli”. Ndërsa kompleksi stërvitor që po zhvillohen punimet do të marrë emrin e “Ilirjan Thaçit”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen

Tribuna “Zeqir Ymeri”

Tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen:

Tribuna “Neim Hoxha”

Tribuna “Sadik Zeneli”

Tribuna përballë do të quhet

Tribuna “Shkëlzen Domi”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *