Koalat në rrezik!

12:05 11/02/2022

Qeveria australiane i konsideron koalat si tĂ« rrezikuara nĂ« zona tĂ« mĂ«dha tĂ« vendit, duke shtuar pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i ruajtur ato. Autoritetet atje bĂ«jnĂ« me dije se popullsia e koalave Ă«shtĂ« zvogĂ«luar nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« AustralisĂ« nĂ« dy dekadat e fundit, duke paralajmĂ«ruar se ekziston rreziku i zhdukjes.

Ministrja e Mjedisit, Sussan Ley, tha se qeveria do tĂ« marrĂ« masa pĂ«r t’i mbrojtur ato, veçanĂ«risht nĂ« dy shtete mĂ« tĂ« prekura, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinslend.

Një studim i Fondit Botëror për Natyrën vlerësoi se zjarret e rënë në pyje në fund të vitit 2019 dhe në fillim të 2020 kishin vrarë ose plagosur më shumë se 60,000 koala, pasi më shumë se 17 milionë hektarë pyje u shkatërruan, një sipërfaqe gati sa gjysma e madhësisë së Gjermanisë.

Ambientalistët e kanë mirëpritur futjen koalave në listën e specieve të rrezikuara, por nuk kursyen kritikat për qeverinë australiane që sipas tyre ka dështuar në mbrojtjen e tyre.

Por edhe para zjarreve, habitatet e koalĂ«s kishin rĂ«nĂ« me shpejtĂ«si pĂ«r shkak tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« tokĂ«s pĂ«r bujqĂ«si,  dhe zhvillimit urban.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *