“Koalicioni opozitar rikthen Shqipërinë në rrugën Europiane”- Fatmir Mediu: Rama po bën një fushatë mashtrimesh me projekte 3D. Në 25 prill të votojmë për…

Ditën e sotme, Fatmir Mediu është takuar me shtabin elektoral të Partisë Republikane, në Tiranë.

fatmir mediu

Gjatë fjalës së tij, Mediu vlerësoi koalicionin e opozitës si bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër regjimit të Edi Ramës, i cili sipas tij, rikthen Shqipërinë në rrugën Europiane.

“Opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qenësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.

Ne si Parti Republikane e kemi cmuar si një koalicion, i cili ka një program të qartë, për t`a rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane, një koalicion i cili do t`i sjellë shqiptarëve një qeverisje të përgjegjshme, e cila në radhë të parë respekton Kushtetutën dhe ligjin, dhe padyshim respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Mediu.

Më tej kreu i PR-së theksoi se Rama po bën një fushatë mashtrimesh me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D. Më tej Mediu shtoi se në 25 prill Shqipëria voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

“Rama po bën një fushatë mashtrimesh pafund, me projekte të cilat janë vetëm nëpër kompjuter 3D, jashtë realitetit dhe marrëdhënieve me shqiptarët, jo vetëm një qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar, jo vetëm një kryeministër që tall dhe përbuz shqiptarët, por kohët e fundit duket qartë që nuk ka ngelur asnjë gjë që është humane, as tek Edi Rama dhe as tek ata që janë rreth e rrotull Edi Ramës, madje duket qartësisht që Edi Rama po kërkon të spastrojë Partinë Socialiste, për të mbajtur rreth e rrotull vetes vetëm atë klan, i cili i shërben verbërisht qëllimeve të tij.

Shqipëria në 25 Prill vendos fatin e vet.

Shqipëria në 25 Prill vendos për t`u rikthyer në rrugën europiane.

Shqipëria në 25 Prill vendos për të respektuar qytetarët e vet.

Shqipëria në 25 Prill voton për t`ju rikthyer mundësisë së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe kjo padyshim është në dorën e shqiptarëve, të cilët nuk duhet të shkojnë në kutinë e votimit thjesht me urrejtjen karshi një regjimi të korruptruar, të inkriminuar, tallës, përbuzës, antinjerëzor, si ky i Edi Ramës, por në radhë të parë duke menduar me dashuri dhe respekt për dinjitetin, lirinë e tyre, fëmijët, familjen e tyre, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, tha Mediu.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *