“Koha për të ndalur shpopullimin është tani”/ Presidenti Meta: Largimi i trurit, një plagë e madhe për vendin! Shqipëria ka nevojë për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtar në Vjenë, që e rëndit Shqipërinë ndër vendet me rrjedhjen më të lartë të trurit në rajon.

ilir meta e re

Sipas Kreut të Shtetit, largimi i rinisë është një plagë e madhe për vendin, ndaj ky fenomen duhet të ndalet sa më parë.

“Shqipëria ka nevojë për “fitim të trurit” dhe jo “ikje të trurit”, shkruan Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.

Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.

Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! 🇦🇱

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *