“Kohë reflektimi!”, Rama uron besimtarët për Ramazanin: Vendi ka nevojë që të rritet dhe ngjitet lart

kohe reflektimi rama uron besimtaret per ramazanin vendi ka nevoje qe te rritet dhe ngjitet lart
kohe reflektimi rama uron besimtaret per ramazanin vendi ka nevoje qe te rritet dhe ngjitet lart

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve të urimit për besimtarët myslimanë, që nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në Instagram, kreu i qeverisë uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë????
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime????
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️
Ramazan të paqtë e bujar????”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts