Kokaina e sekuestruar në Spanjë me destinacion Europën

kokaina e sekuestruar ne spanje me destinacion europen
kokaina e sekuestruar ne spanje me destinacion europen

13:34 18/04/2022

Policia: Në pranga grupi që po transportonte thasë me drogë me një anije peshkimi

Zbulohen detaje të reja ne lidhje me megaoperacionin e zhvilluar një ditë më parë nga autoritetet spanjolle. Sipas tyre sasia e sekuestruar e kokainës është gati 3 ton.

Oficerët e policisë vunë re se varka e peshkimit po transportonte një numër të konsiderueshëm pakosh që zakonisht përdoren për trafik droge. Pesë anëtarët e ekuipazhit të varkës, katër me kombësi turke dhe një shtetas gjeorgjian u arrestuan“, tha një zëdhënës i policisë spanjolle.

Pamjet e publikuara nga policia spanjolle tregojnë efektivët të cilët tërheqin thasë me kokainë të fshehur brenda anijes së peshkimit. Kjo sasi droge konsiderohet si më e madhja e kapur këto muajt e fundit në Spanjë dhe vlera e saj shkon  72 milionë Euro.

Autoritetet atje po përqendrohen në goditjen e asaj që ata e quajnë “rruga afrikane” për trafikantët e Amerikës së Jugut, të cilët transferojnë ngarkesa droge në anijet e peshkimit përmes oqeanit Atlantik  përpara se t’i  sjellin ato në Europë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts