Kokainë nga qielli, por…

12:19 14/07/2021

Policia italiane ka vënë në pranga një person i cili ka tentuar të përdorë teknikat e karteleve amerikano-jugore për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për një qytetar italian, i cili ka trafikuar sasi kokaine duke i hedhur nga aeroplani në Sardenja, por është pikasur nga karabinierët.

Hetimet ndaj tij kishin nisur prej disa kohësh. Ai u arrestua në Oristano pasi agjentët i zbuluan mënyrën se si e transportonte lëndën narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i arrestuari përdorte këtë teknikë pasi nuk donte që të kapej në flagrancë.

Detaje më të hollësishme nga operacioni nuk janë bërë të ditura për shkak të rëndësisë së hetimeve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *