Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin për Gjirokastrën/ PD dhe LSI: Vendimi ishte i nxituar, beteja për transparencë do të vazhdojë, secili do japë llogari






Vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi ankimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër, PD dhe LSI e quajnë të nxituar.

ivi kaso

Në një dalje për mediat, pas publikimit të vendimit, avokati i PD, Ivi Kaso dhe ai i LSI, Altin Kaziaj u shprehën se beteja për transparencën do të vazhdojë deri në fund dhe autorët e masakrës zgjedhore do të japin llogari.

Ivi Kaso: Ne si PD as kemi hequr dorë dhe nuk do heqim dorë nga këmbëngulja jonë për të bërë transparencë mbi cdo aspekt të errët elektoral. Beteja për transparencën është shumëplanëshe, nuk ka lidhje vetëm me rezultatin zgjedhor. Zhvillohet në plan administrative, në planin penal në një sërë kallëzimesh që janë ende objekt shqyrtimi i prokurorisë së posaçme dhe prokurorive të rretheve. Mund të zhvillohet edhe në rrafshe të tjera kushtetuese dhe të drejtave të njeriut. Shkeljet janë shumëplanëshe dhe të jenë të sigurt që të gjitha autorët që çdo veprimi i tyre do të vihen para gjykimit dhe secili do të japë llogari në përputhje me ligjin.

Altin Kaziaj: Nuk kemi si të pranojmë një vendim të dhënë në këto shkaqe. Nuk kemi si të pranojmë vendimin, që u mor në një kohë kaq të shkurtër. Kjo është absurditet. Në këto zgjedhje janë formatuar aq shumë kërkesa dhe prova se në nuk ka pasur në të gjitha zgjedhjet së bashku. Është një çështje që do vlerësohet nga LSI dhe PD për të vijuar më hapat e karakterit ligjor në të gjitha instancat e parashikuara në ligj

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *