Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KAS për listat e PD/ Ivi Kaso: Vendim i ndikuar politikisht nga interesi i partisë në pushtet

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor nuk respekton ligjin elektoral.

Kaso u shpreh se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

ivi kaso

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”, shprehet Kaso.

Pas vendimit të marrë sot PD do ta reduktojë në 153 kandidatë, listën shumëemërore prej 222 garuesish në zgjedhje. Sjellim në vëmendje që selia rozë paditi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për lejimin e listës me 222 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.

Në seancën e mbajtur sot përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se kandidimi me shumë kandidatë prish sistemin. Po ashtu ai u shpreh se numri i lartë i kandidatëve do të ndikonte në fletën e votimit, konfigurimi i së cilës duhet të jetë i qartë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *