Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për përjashtimin e 7 gjyqtarëve, PD: Akt unik në historinë e jurisprudencës botërore






Kolegji

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve.

Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim, janë të pabazuara.

Më herët gjatë ditës, PD reagoi dhe e quajti akt të paprecedentë që Kolegji të shqyrtohë ‘veten’.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *