Kolla e mirë/ Mjeku Kaja: Kujdes, personat që kanë simptoma të kërkojnë ndihmë mjekësore

kolla e mire mjeku kaja kujdes personat qe kane simptoma te kerkojne ndihme mjekesore
kolla e mire mjeku kaja kujdes personat qe kane simptoma te kerkojne ndihme mjekesore

Para disa ditësh sëmundja e kollës së mirë është shfaqur në Maqedoninë e Veriut dhe kjo për banorët e Bulqizës do të thotë se mund të përhapet edhe tek ata, pasi Bulqiza është zonë kufitare me këtë shtet dhe hyrjet e daljet janë të shpeshta.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se mjeku i spitalit Bulqizë, Shahin Kaja e sheh jo pa shqetësim këtë fakt. Ai rekomandon që nëse personat kanë simptoma të tilla si kollë të zgjatur, teshtitje, rrufë, ngjirje të zërit, ngritje të lehtë të temperaturës, skuqje të konjuktivave  të syve etj., duhet të paraqiten pranë mjekut të familjes dhe të marrë mjekimin e duhur.

Sipas mjekut Kaja, kjo sëmundje bakteriale prek të gjitha moshat, por tek foshnjat ekziston rreziku i një ndërprerjeje të papritur të frymëmarrjes, nëse janë të prekur nga kolla e mirë. Sëmundja transmetohet nëpërmjet thithjes gjatë frymëmarrjes së spërklave të infektuara me bakterin e kollës së mirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts