Kolumbi, 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në protestat kundër qeverisë

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në protestën e zhvilluar sot nga mijëra persona të cilët më shumë se një muaj organizojnë protesta masive kundër qeverisë në Kolumbi.

Mijëra persona kryesisht në kryeqytetin Bogota dhe qytetet Medellin, Cali, Baranquilla, Cartagena, Valle de Cauca dhe Bukaramanga kanë dalë nëpër rrugë duke reaguar ndaj presidentit kolumbian, Ivan Duque.

Derisa protestat e sindikalistëve, grupeve studentore dhe përfaqësuesve vendas që u mblodhën në sheshin historik “Bolivar” të Bogotës ishin kryesisht paqësore, grupet e mbledhura nëpër rrugë në pika të ndryshme bllokuan trafikun.

Forcat policore ESMAD të njësisë për ndërhyrje ndaj ngjarjeve shoqërore në vend ndërhynë me gaz lotsjellës pasi disa protestues dëmtuan bankat, stacionet e autobusëve dhe bizneset.

Në incidentet e shënuara deri më tani në Bogota janë plagosur 185 persona ndërsa janë arrestuar dhjetëra të tjerë. Protestat vazhdojnë akoma.

Në Cali humbin jetën 4 persona

Ndërsa në Cali, qytetin e tretë më të madh në vend ku janë shënuar ngjarje të dhunshme që nga fillimi i protestave, ka patur përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Në ngjarjet e shënuara deri më tani kanë humbur jetën 4 protestues. Gjithashtu në qytetin ku janë plagosur shumë persona, numri i të cilëve ende nuk dihet, është njoftuar shpallja e ndalesës së daljes në rrugë.

Protestuesit që janë përleshur me policinë gjatë ditës kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj bankave, supermarketeve dhe pronave publike.

“Kemi nevojë për drejtësi dhe dialog”

Kryetari i bashkisë së qytetit Cali, Jorge Ivan Ospina tërhoqi vëmendjen për prishjen e rendit publik në qytet dhe se në ngjarje ka patur të vdekur. “Nuk mund të vazhdojmë jetën tonë në këto kushte. Fatkeqësisht ka të vdekur. Kemi nevojë për drejtësi dhe dialog”, tha ai.

Ndërsa në anën tjetër presidenti Duque ka vizituar qytetin Cali pas njoftimit për viktimat e shënuara.

Në deklaratën nga Zyra e Ombudsmanit të vendit thuhet se 46 persona e kanë humbur jetën në protestat të cilat filluan më 28 prill kundër reformës tatimore me grevë të përgjithshme.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, deri më tani 54 protestues e kanë humbur jetën ndërsa 1.500 të tjerë janë plagosur në protestat kundër reformës tatimore që filluan me grevë të përgjithshme 30 ditë më parë/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *