Kolumbi, dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në një bazë ushtarake

Të paktën 36 persona u plagosën të martën, kur një automjet i ngarkuar me eksploziv shpërtheu dy herë në një bazë ushtarake të përdorur nga Brigada 30 e Ushtrisë së Kolumbisë në qytetin verilindor Cucuta afër kufirit me Venezuelën.

“E refuzojmë dhe e hedhim poshtë këtë akt terrorist dhe të poshtër që kërkoi të sulmonte ushtarët e Kolumbisë këtu në brigadë”, tha ministri i Mbrojtjes, Diego Molano në një konferencë për media nga vendi i ngjarjes.

Molano tha se dy persona në një automjet arritën të hynin në bazë “duke imituar personat zyrtarë publikë”.

Sulmi u krye nga grupi i majtë rebel i Ushtrisë Nacionalçlirimtare ose ELN dhe grupe disidente të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë të demobilizuara (FARC), tha Molano, i cili konfirmoi se 36 persona u plagosën.

ELN kreu sulm vdekjeprurës ndaj një akademie të policisë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, në janar të vitit 2019 që la 23 të vdekur.

Presidenti Ivan Duque njoftoi se e kishte udhëzuar Molano-n të vizitonte vendin e sulmit.

“Për shkak të shpërthimit të një automjeti brenda Brigadës së 30-të të Ushtrisë në qytetin Cucuta, kam udhëzuar ministrin e Mbrojtjes, Diego Molano të shkojë në qytet dhe të kryejë një hetim që do të na lejojë të sqarojmë këtë situatë fatkeqe”, tha Duque në Twitter.

Disa minuta më vonë, Duque hipi në avion dhe u nis për në Cucuta për të marrë përgjegjësinë e situatës.

Bomba ka shkaktuar ankth për kthimin e dhunës që vendi ka përjetuar për dekada.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *