Kolumbi, mijëra persona protestojnë kundër qeverisë

Mijëra persona zhvilluan protestë kundër qeverisë pavarësisht se Komiteti Kombëtar i Grevës kishte njoftuar më 16 qershor ndërprerjen e protestave për një periudhë.

Protestuesit kanë reaguar ndaj politikave të qeverisë duke zbritur nëpër rrugë kryesisht në kryeqytetin Bogota dhe në qytetet Medellin, Pasto, Pereira, Barranquilla dhe Santander de Quilichao.

Në Bogota protestuesit zhvilluan marshime paqësore në bulevardin më të frekuentuar të qytetit, ndërsa janë shënuar tensione mes protestuesve dhe policisë pasi disa grupe konfiskuan 12 mjete të transportit publik të bashkisë.

Në Medellin shënohen incidente

Në Medellin, i cili është qyteti i dytë më i madh i vendit, njësitë për ndërhyrje ndaj ngjarjeve shoqërore ESMAD ndërhynë me gaz lotsjellës pasi protestuesit dëmtuan ndërtesat publike dhe pronën private.

Ndërsa në protestat e mbajtura në qytetet Barranquilla dhe Santander de Quilichao nga protestuesit u rrëzua statuja e Kristofor Kolombos, eksploruesit evropian që i dha emrin Kolumbisë.

Në fund të ditës në ngjarjet e shkaktuara nga protestat u dëmtuan 13 autobusë, semaforë dhe disa ndërtesa publike, ndërkohë policia arrestoi disa nga protestuesit.

Në protesta humbën jetën 58 persona

Sipas raportit të fundit që ka publikuar zyra e Avokatit të Popullit, thuhet se deri më tani në protesta kanë humbur jetën 58 persona, përfshirë 2 policë, ndërsa janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë.

Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut ‘Temblores’ me qendër në kryeqytetin Bogota, në një deklaratë më 8 qershor njoftoi se policia është përfshirë drejtpërdrejtë në vdekjen e 45 personave.

Protestat kundër reformës së taksave që filloi në Kolumbi më 28 prill me thirrjen për “grevë kombëtare” nga sindikatat, komunitetet lokale, grupet studentore dhe grupet e ndryshme opozitare, në fillim kaluan të qeta dhe paqësore, ndërsa më pas u përhapën në dhjetëra qytete dhe shkaktuan ngjarje të dhunshme.

Pas kësaj, presidenti Ivan Duque, në një konferencë për media më 2 maj, njoftoi vendimin e marrë për tërheqjen e projektligjit për reformën e taksave të përgatitur me qëllim për të mbledhur më shumë taksa nga populli.

Mbyllja e shpeshtë e rrugëve dhe vendosja e barrikadave nga protestuesit nëpër autostrada në vend, vendosi në pozicion të vështirë financiarisht bizneset dhe shkaktoi rritjen e çmimeve në markete.

Në mesin e kërkesave të protestuesve ishte sigurimi i të gjitha garancive dhe lirive demokratike për të drejtën themelore të protestës, shpërbërjen e njësisë për ndërhyrje ndaj ngjarjeve shoqërore ESMAD, si dhe formimin e një tryeze dialogu për të negociuar të gjitha problemet.

Po ashtu protestuesit kërkojnë që policia të jetë e lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo me Ministrinë e Mbrojtjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *