Kolumbi, rritet në 24 numri i viktimave në protestat kundër reformës së taksave

Është rritur në 24 numri i viktimave dhe në 900 numri i të plagosurve në protestat kundër reformës së taksave të cilat vazhdojnë prej 7 ditësh në Kolumbi.

Protestuesit marshuan drejt sheshit Bolivar, qendrën e protestave me pankarta në duar dhe nën shoqërimin e këngëve dhe sloganeve duke reaguar edhe njëherë ndaj politikave ekonomike të qeverisë.

Forcat policore të njësisë ESMAD ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pasi disa grupe nga protestuesit sulmuan me gurë ndërtesën e Kongresit Kombëtar.

Ndërkohë mijëra persona shumica e të cilëve studentë marshuan në Medellin, qytetin e dytë më të madh të vendit të cilët krahas reagimit për praktikat ekonomike të qeverisë protestuan kundër policisë për shkak të personave që kanë humbur jetën në protesta.

Në protestat në Cali rrugët mbyllen për trafikun

Mijëra persona të rinj janë mbledhur në qendrën e qytetit Cali. Teksa protestat në përgjithësi kaluan paqësisht, disa grupe mbyllën rrugën për trafikun për një kohë të gjatë.

Jorge Ivan Ospina, kryetari i bashkisë Cali, kërkoi nga protestuesit që të lejojnë kalimin e kamionëve duke vënë në dukje se në qytet ka mangësi të ushqimeve dhe ilaçeve.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë u kërkua nga protestuesit të lejojnë qarkullimin e mjeteve që transportojnë oksigjen, ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Ndërkohë Komisioni Amerikan i të Drejtave të Njeriut në një deklaratë të publikuar lidhur me ngjarjet, dënoi përdorimin e forcës ekstreme nga policia ndaj protestuesve.

Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë njoftoi se kanë marrë denoncime për 89 humbje jete në të gjithë vendin që nga fillimi i protestave.

Presidenti Ivan Duque deklaroi se janë të gatshëm për dialog me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Policia deri më tani ka arrestuar mbi 500 persona me arsyen se kanë shkaktuar ngjarje të dhunshme.

Presidenti Duque në një konferencë për media më 2 maj tha se kanë vendosur të tërheqin projektligjin për reformën e taksave i cili ka shkaktuar protesta të dhunshme në vend.

Thirrja për grevë kombëtare

Protestat kundër reformës së taksave që filluan më 28 prill në Kolumbi me thirrjen për “grevë kombëtare” nga sindikatat, komunitetet vendase, grupet studentore dhe shtresave të ndryshme opozitare, në fillim u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe të qeta ndërsa më pas u shndërruan në ngjarje të dhunshme.

Mijëra persona në më shumë se 50 qytete përfshirë kryesisht kryeqytetin Bogota dhe qytetet Medellin, Cali, Baranquilla, Cartagena dhe Valle de Cauca dolën nëpër rrugë duke protestuar kundër reformave të reja të qeverisë.

Për shkak se në të gjithë vendin janë dëmtuar autobusë, stacione, banka dhe qendra tregtare, në shumë qytete është shpallur ndalesa e daljes në rrugë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *