Kolumbi, vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Mijëra njerëz në Kolumbi, të cilët kanë organizuar protesta masive kundër qeverisë që nga 28 prilli, kanë zbritur edhe njëherë nëpër rrugë në qytete të ndryshme të vendit.

Qytetarët, që kanë kryer marshime në qytetet si Medellin, Cali, Bucaramanga, Santander dhe kryesisht në Bogota, vazhdojnë të protestojnë kundër praktikave të qeverisë së Ivan Duque.

Teksa shumica e protestave kanë kaluar paqësore, bëhet e ditur se janë shënuar tensione mes policisë dhe grupeve protestuese që mbyllën trafikun në disa rrugë të rëndësishme në Bogota.

Disa grupe kanë dëmtuar autobusët dhe stacionet e Transmilenio që janë rrjeti më i rëndësishëm për transportin e kryeqytetit, duke shkaktuar paralizimin e transportit.

Ndërsa protestuesit në Cali ku janë përjetuar ngjarje të dhunshme që nga fillimi i protestave, mbyllën trafikun në rrugën kryesore dhe për një kohë të gjatë nuk lejuan kalimin e mjeteve me përjashtim të ambulancave.

Sindikatat thirrje për grevë kombëtare nesër

Në bisedimet që vazhdojnë mes qeverisë së Kolumbisë dhe Komitetit Kombëtar të Grevës, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Ndërkohë, sindikatat janë përgatitur për zhvillimin e protestave të mëdha në shumë qytete.

Ministri i Brendshëm kolumbian, Daniel Palacios, në një deklaratë u bëri thirrje grupeve protestuese që të hapin rrugët, duke theksuar se populli ka pësuar dëme të mëdha për shkak të veprimeve me mbylljen e rrugëve në autostrada të rëndësishme të vendit.

Nëpër rrugët e vendit vazhdojnë lëvizjet pasi nuk është arritur një marrëveshje në bisedimet mes qeverisë dhe Komitetit Kombëtar të Grevës, të cilët janë takuar 2 herë me qëllimin për t‘i dhënë fund protestave në vend.

Në deklaratën e fundit të bërë nga Zyra e Avokatit të Popullit të Kolumbisë, është njoftuar se ka shkuar në 42 numri i të vdekurve në protestat kundër reformës së taksave që filloi me 28 prill me një grevë të përgjithshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *