Kolumbia heq gjobat për përdoruesit e vegjël të drogës

Kolumbia heq gjobat për përdoruesit e vegjël të drogës
kolumbia heq gjobat per perdoruesit e vegjel te droges

Autoritetet kolumbiane do të heqin gjobat për konsumimin e sasive të vogla të drogës, si pjesë e një ndryshimi në luftën kundër trafikut të drogës në prodhuesin më të madh të kokainës në botë.

Një dekret i qeverisë me përmbajtje legjislative i nënvizuar të shtunën nga mediat e vendit të Amerikës Latine parashikon heqjen e gjobave për posedimin e “substancave narkotike ose psikoaktive” të destinuara për përdorim personal dhe jo për shitje.

Masa nuk ndryshon dënimet, të cilat shkojnë deri në 20 vjet burg, sipas ligjeve të trafikut të drogës në Kolumbi, por i jep fund praktikës së gjobave policore prej rreth pesëdhjetë dollarësh për përdoruesit e drogës.

Duke qenë se “Kushtetuta lejon posedimin e dozave për përdorim personal, veprimi i policisë nuk duhet të fokusohet në ndjekjen penale të përdoruesve të drogës, por te bosët e mëdhenj të drogës,” shpjegoi Presidenti Gustavo Petros përmes Twitter.

Dekreti i datës 7 dhjetor e quan “të domosdoshëm” “shmangien” e kriminalizimit të përdorimit të sasive të vogla të drogës.

Mbajtja dhe konsumimi i sasive të vogla të marihuanës, kokainës dhe disa drogave sintetike ishte dekriminalizuar tashmë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 1994. Por masa e vendosjes së gjobave administrative u mbajt në fuqi nga qeveria e presidentit konservator Ivan Duque në vitin 2018.

Zoti Petro, i cili gjithashtu ka urdhëruar forcat e sigurisë të mos kryejnë operacione kundër kultivuesve të drograve në shkallë të vogël, po shtyn për një ndryshim në luftën kundër drogës në Kolumbinë e mbështetur nga SHBA, tregu kryesor për drogën e prodhuar në Amerikën Latine.

Nga ana e saj, opozita ankohet se këto vendime kufizojnë aftësinë e autoriteteve për të luftuar trafikun e drogës, pasi argumenton se të korrat ilegale po zgjerohen dhe përdorimi i substancave po rritet në vetë vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts