Kolumbia miraton përdorimin emergjent të vaksinës Moderna

Kolumbia miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Instituti Kombëtar për Mbikëqyrjen e Ushqimit dhe Barnave (INVIMA) ka dhënë miratimin për përdorimin emergjent për vaksinën që Moderna ka zhvilluar kundër COVID-19.

Vaksina e cila në vend synohet të merret në dy doza në një interval 28 ditësh, do të aplikohet tek personat mbi 18 vjeç.

Në këtë mënyrë Moderna bëhet vaksina e 5-të pas Sinovac, Pfizer, Janssen dhe AstraZeneca që merr miratimin për përdorim emergjent në Kolumbi.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e 693 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 104.014.

Po ashtu me 33.594 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve ka rritur në 4.126.340, ndërsa me 29.099 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 3.829.487.

Deri më tani 16.693.732 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 5.757.498 të tjerë dozën e dytë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *