Komanda ruse urdhëron tërheqjen nga qyteti ukrainas i Kherson

komanda ruse urdheron terheqjen nga qyteti ukrainas i kherson
komanda ruse urdheron terheqjen nga qyteti ukrainas i kherson

Komandanti i forcave ruse në rajonin Kherson, Sergei Surovikin, në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që ushtria ruse të largohej nga pjesa e djathtë e rajonit Kherson, ku ndodhet qyteti i Khersonit.

Shoigu ra dakord me propozimin për të marrë masat mbrojtëse përgjatë lumit Dnipro dhe dha urdhrin për “fillimin e tërheqjes së trupave”.

Surovikin deklaroi se në kushtet aktuale, Kherson dhe vendbanimet e afërta nuk mund të furnizohen plotësisht. “Duke vlerësuar situatën, unë propozoj të marr mbrojtjen në bregun e majtë të Dnipro,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts