Kombet e Bashkuara bëjnë paralajmërimin e rëndë: Nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit, 90 përqind e ukrainasve…

Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se 90% e njerëzve brenda Ukrainës mund të shtyhen në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin e saj.

“Po flasim për nëntë nga 10 ukrainas që bien në varfëri nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit,” thotë zëvendës përfaqësuesi i UNDP-së në Ukrainë, Manal Fouani.

Ajo thotë se ky është një “numër tronditës”, duke pasur parasysh se shkalla e varfërisë në vend ishte vetëm 2.5% pak para fillimit të luftës.

Fouani tha se deri në fund të vitit mund të humbasin 18 vite fitime zhvillimore – “investime të Bashkimit Evropian dhe të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të zhvillimit në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts