
20:10 23/08/2021
Kombet e Bashkuara kanë vazhduar bisedimet për hartimin e një plani ndërkombëtar që synon mbrojtjen e natyrës dhe gjallesave për dekadën e ardhshme. Në draftin paraprak synohet ruajtja e të paktën 30% të sipërfaqes tokësore dhe oqeanike të botës.

Përveç kësaj objektive kryesore, në të përcaktohet reduktimi në 50% i prezantimit të qenieve pushtuese aliene për të eliminuar ose reduktuar impaktin e tyre, reduktimi i pesticideve me të paktën dy të tretat e tyre, eliminimi i hedhjes së plastikës dhe rritja e fondit për ruajtjen e natyrës me të paktën 200 miliardë dollarë në vit.
Mbledhja që hartoi planin ishte programuar për Tetorin e vitit 2020, por u shty tre herë për shkak të pandemisë. Tashmë do të ketë një takim tjetër virtual në Tetor dhe më pas një mbledhje kokë më kokë gjatë Prillit të ardhshëm në Kinë./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al