Kombet europiane kërkojnë llogari nga Danimarka

22:55 02/06/2021

SHBA-ja në bashkëpunim me inteligjencën daneze spiunuan politikanët duke shkaktuar reagime të ashpra

Disa kombe evropiane po kërkojnë që Danimarka të shpjegojë pse shërbimi i saj i fshehtë pretendohet se ndihmoi Shtetet e Bashkuara të spiunojnë udhëheqësit evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, më shumë se shtatë vjet më parë.

Ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist,është shprehur se është  e papranueshme që të përgjosh aleatët. “Qeveria duhet të shpjegojë se si Danimarka ka qenë duke vepruar për një shërbim të inteligjencës amerikane dhe çfarë do të thotë për bashkëpunimin me vendet fqinje të Danimarkës” , është shprehur ai.

Transmetuesi danez “DR” bëri të ditur se Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez, në 2014 zhvilloi një hetim të brendshëm se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA kishte bashkëpunuar me Danimarkën për të spiunuar vendet fqinje.

Hetimi me emrin e koduar “Operacioni Dunhammer”, arriti në përfundimin se Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA kishte përgjuar udhëheqësit dhe zyrtarët politikë në Gjermani, Francë, Suedi dhe Norvegji. Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg tha se ishte e papranueshme nëse vendet që kanë bashkëpunim të ngushtë aleat duhet të ndiejnë nevojën për të spiunuar njëri-tjetrin ose për të marrë informacion në lidhje me to.

Sipas “Associated Press” kjo i dha mundësi amerikanëve që të merrnin më shumë të dhëna duke përdorur parametra të tilla si numrat e telefonave të politikanëve të njohur. Raportet e vitit 2013, sipas të cilave Agjensia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përgjoi telefonat e zyrtarëve më të lartë të qeverisë gjermane, përfshirë kancelares Merkel, shkaktuan një përplasje të fortë diplomatike midis Berlinit dhe Uashingtonit, që përkeqësoi marrëdhëniet e mira me administratën e Presidentit Barack Obama.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *